Back

PATRIOTI BEQIR POTKA VIZITOI VATRËN

Patrioti shqiptar Beqir Potka vatran i hershëm dhe kontributor së bashku me djalin e tij Jetnorin vizituan Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA.

Ata u pritën nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, Editori i Diellit dhe Shefi i Kabinetit Dr. Pashko Camaj dhe veprimtari i çështjes kombëtare Anton Raja. Z. Potka është ndër shqiptarët më të suksesshëm në shtetin e Tennessee.

Z. Potka është arratisur nga Shqipëria komuniste në vitin 1988. Prej 36 vitesh ka kontribuar në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka bashkëpunuar ngushtë me Vatrën në kohën e Agim Karagjozit dhe ishte në Komisionin për riatdhesimin e eshtrave të Faik Konicës në Shqipëri.

Në takimin e përzemërt sot në Vatër z.Beqir Potka shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Vatrën e Diellin dhe ofroi kontributin e tij sidomos për të organizuar komunitetin shqiptar në Tennessee në shërbim të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA dhe çështjes kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to give you the best experience. Cookie Policy

LANGUAGE