Back

Opinion – Beqir Potka, si u arratisa nga Shqipëria?

“Me urinën tonë lagnim buzën”, arratisja e Potkës nga komunizmi në Shqipëri

Beqir Potka vendosi të largohej duke menduar se më mirë i lirë jashtë se sa i vdekur në Shqipëri. U nis me idenë që ose do ta vrisnin nga Shqipëria, ose do ta arrestonin kufitarët.

Arriti që të arratisej nga Shqipëria në vitin 1989, më pas shkoi në Greqi ku kreu një akt shumë interesant, u lidh me zinxhirë përpara ambasadës shqiptare në Athinë për të protestuar kundër regjimit komunist dhe vite më pas u zhvendos në SHBA.

Në “Opinion”, Potka ka treguar historinë me sakrifica të arratisjes nga Shqipëria.

Beqir Potka: Në 8 Shkurt 89′ fillova të bëja plan se si të arratisem. Në radhë të parë pasi binda veten se do të vdes. Unë nuk do të pranoja dhe vendosa të arratisem. Nuk e dija se si dhe kur dhe binda një kushëririn tim dhe ai ishte shumë i pakënaqur. Ramë dakord që të arratisemi dhe kushëriri i dinte disa ide se si funksiononte kufiri. E dinim që do të vdisnim. Vajtëm dhe kërkuam kushëririn që ishte në kufi. Ai nuk ishte shumë i informuar nga jeta dhe e kishte marrë dhe ushtarin me vete.

Merrnin urinën tonë dhe lagnim buzën dhe nuk kishim asgjë me vete“, ishte ky rrëfimi për një ndër kalvarët e vuajtjes së Beqir Potkës në arratisjen drejt Greqisë.

Beqir Potka: Perëndia i do njerëzit që kanë shpresë. Rrugës na dalin 3 roje të kufirit. Ushtari na tha se nuk na kanë parë. Shyqyr që nuk bëmë tentativë që t’i vrisnim me thikë. Na u desh 3 ditë për t’u arratisur. Natën ecnim. Merrnin urinën tonë dhe lagnim buzën dhe nuk kishim asgjë me vete. Brenda 3 ditëve, i lusnim Hënës që të mbulohej dhe ne të mos dukeshim. Ne u ngjitëm si kafshët e egra në mal. Kur arritëm mu në majë, pamë piramidën, ana tjetër ishte toka greke. Ne kemi ecur drejt duke menduar në tokë greke. Në tokë greke kemi ecur gjysmën e natës. Atje kam parë Perëndinë.

“Mos ma merrni babin” Historia e dhimbshme e Beqir Potkës, të cilit i arrestuan të atin në komunizëm

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan është trajtuar historia e Beqir Potkës, një i arratisur në vitet e komunizmit në moshën 20-vjeçare. Shqipëria e rrethuar me tela me gjëmba, herë të lidhur me rrymën elektrike që nuk lejonin pothuajse askënd që të largohej. Nën kërcënimin e armëve, largimi nga Shqipëria konsiderohej tradhti e madhe ndaj atdheut dhe dënohej nga 20 vjet burg e deri në pushkatim.

Beqir Potka vendosi të largohej duke menduar se më mirë i lirë jashtë se sa i vdekur në Shqipëri. U nis me idenë që ose do ta vrisnin nga Shqipëria, ose do ta arrestonin kufitarët.

Arriti që të arratisej nga Shqipëria në vitin 1989, më pas shkoi në Greqi ku kreu një akt shumë interesant, u lidh me zinxhirë përpara ambasadës shqiptare në Athinë për të protestuar kundër regjimit komunist dhe vite më pas u zhvendos në SHBA.

Në “Opinion” Botka ka rrëfyer jetën e tij para arratisjes dhe ka dëshmuar një nga historitë më të trishta të jetës së tij, arrestimin e të atit nga regjimi i asaj kohe me arsyen e vetme që ai nuk kishte pranuar që të punonte në kooperativë.

Beqir Potka: Para arratisjes jetoja në një fshat shumë të varfër të Korçës dhe më pas u transferuam në një fshat tjetër. Jeta ime ka qenë terrorizuar nga komunzimi. Vëllai i gjyshit shkoi në Amerikë dhe u kthye në kohën e emigrimit ekonomik, në vitin 1822 dhe bleu toka. Pasi hyri komunizmi në fuqi, bëri reformë agrare dhe na morën të gjitha tokat dhe na morën të gjitha çfarë kishim në shtëpi dhe më arrestuan babain, u dënua 8 vjet dhe bëri 1 vjet e gjysmë. Kujtesa që nuk e harroj kurrë, kur e ndiqja makinën që mori babin dhe zbathur me ato opingat e ndiqja dhe ju thoja “mos ma merrni babin”. Ishim 3 fëmijë dhe hyri një dhimbje e madhe ne familje sepse babai nuk kishte bërë asgjë, vetëm se nuk pranonte të hynte në koperativë dhe na quanin kulakë. Arrestuan të gjithë fisin dhe na nxorrën të gjithë rrobat që kishim brenda. Ishim si zogj lakuriq.

“Vajtëm në Greqi dhe hëngrëm pulë, nuk kishim parë ndonjëherë”

Beqir Potka është një nga shqiptarët e arratisur nga Shqipëria gjatë regjimit komunist.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan ai ka treguar se si u arratis nga Shqipëria duke kaluar kufirin drejt Greqisë e më pas emigroi drejt SHBA-së.

Pasi shkeli në tokën greke, aty hëngri për herë të parë një pulë në jetën e tij.

“Kur pamë atë traktor të madhe e dinim që ky traktor nuk ekzistonte në Shqipëri. Ishim copë-copë, nuk flisnim dot po shyqyr që pimë ujë atje. Në mëngjes nga ora 10:00 na u hapën sytë dhe dolëm rrugë dhe atje kur pamë një asfalt të bukur na erdhi një autobus dhe hymë, edhe ata morën policinë. Erdhi ushtriana mori. Sa vajtëm atje hëngrëm nga një pulë që s’e kishim parë pulën ndonjëherë. Kur vinin dajallarët në shtëpi, të linin ato kockat. Na dhanë një pulë. U verifikua në Shqipëri që kush ishim ne, pse u arratisëm”, tregon ndër të tjera Beqir Potka. /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to give you the best experience. Cookie Policy

LANGUAGE