Back

‘Një zë më tha, ti nuk do vdesësh’, Beqir Potka rrëfehet në Esencë: Ja si u arratisa drejt Amerikës në shkurt 89’

Një histori e jashtëzakonshme njerëzore, në kufijtë e të pabesueshmes është ajo e Beqir Potkës. Emri i shumë shqiptarëve ndër vite lidhet me histori arratisjesh pork jo e Beqir Potkës është një përpjekje e guximshme mes jetës dhe vdekjes. Ai shkoi drejt ëndrrës amerikane duke e marrë parasysh që mund të vdiste, por  asgjë nuk e ndali.

Ishte vetëm 23-vjeç kur dëshira që bluante në kokë për një jetë më të mirë drejt Amerikës do të bëhej realitet. Por ai rrugëtim është i denjë për një skenar filmi.

Në fakt dikush e bëri libër dhe Beqir Potka erdhi në “Esencë” bashkë me shkrimtarin Eris Rusi i cili e ka rrëfyer historinë e tij në librin “American Dream”.

Të arratisesh kur e di se mund të vdesësh nga çasti në çast. Këtë bëri Beqir Potka.Ndërsa shkrimtari Eris Rusi thotë se e ka sjellë hitorinë në mënyrë artistike duke i veshur emocionin dhe dramën që kjo histori mbart.

Pas arrestimit të të atit nga regjimi i kohës, Beqir Potka vendos të gjejë rrugën e jetës me  guxim duke e lënë përfundimisht Shqipërinë.

“Jeta e vështirë më bindi pa kthim që të marr një vendim”-thotë ai ndërsa ndan kujtimet në studion e “Esencë”.

Për 1 vit familja e tij nuk ka pasur asnjë dijeni se ku ndodhej Beqir Potka,ata mund të hamendësonin edhe vdekjen e tij. Por largimi në SHBA ishte një pikë kthese në jetën e tij, tashmë të ndryshuar tërësisht. Një prej momenteve të guximshme të jetës së tij ai sot e kujton me emocione të përziera por me bindjen që është një prej vendimeve më të mira që ka marrë në jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to give you the best experience. Cookie Policy

LANGUAGE