Back

“Mos ma merrni babin” Historia e dhimbshme e Beqir Potkës, të cilit i arrestuan të atin në komunizëm

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan është trajtuar historia e Beqir Potkës, një i arratisur në vitet e komunizmit në moshën 20-vjeçare. Shqipëria e rrethuar me tela me gjëmba, herë të lidhur me rrymën elektrike që nuk lejonin pothuajse askënd që të largohej. Nën kërcënimin e armëve, largimi nga Shqipëria konsiderohej tradhti e madhe ndaj atdheut dhe dënohej nga 20 vjet burg e deri në pushkatim.

Beqir Potka vendosi të largohej duke menduar se më mirë i lirë jashtë se sa i vdekur në Shqipëri. U nis me idenë që ose do ta vrisnin nga Shqipëria, ose do ta arrestonin kufitarët.

Arriti që të arratisej nga Shqipëria në vitin 1989, më pas shkoi në Greqi ku kreu një akt shumë interesant, u lidh me zinxhirë përpara ambasadës shqiptare në Athinë për të protestuar kundër regjimit komunist dhe vite më pas u zhvendos në SHBA.

Në “Opinion” Botka ka rrëfyer jetën e tij para arratisjes dhe ka dëshmuar një nga historitë më të trishta të jetës së tij, arrestimin e të atit nga regjimi i asaj kohe me arsyen e vetme që ai nuk kishte pranuar që të punonte në kooperativë.

Beqir Potka: Para arratisjes jetoja në një fshat shumë të varfër të Korçës dhe më pas u transferuam në një fshat tjetër. Jeta ime ka qenë terrorizuar nga komunzimi. Vëllai i gjyshit shkoi në Amerikë dhe u kthye në kohën e emigrimit ekonomik, në vitin 1822 dhe bleu toka. Pasi hyri komunizmi në fuqi, bëri reformë agrare dhe na morën të gjitha tokat dhe na morën të gjitha çfarë kishim në shtëpi dhe më arrestuan babain, u dënua 8 vjet dhe bëri 1 vjet e gjysmë. Kujtesa që nuk e harroj kurrë, kur e ndiqja makinën që mori babin dhe zbathur me ato opingat e ndiqja dhe ju thoja “mos ma merrni babin”. Ishim 3 fëmijë dhe hyri një dhimbje e madhe ne familje sepse babai nuk kishte bërë asgjë, vetëm se nuk pranonte të hynte në koperativë dhe na quanin kulakë. Arrestuan të gjithë fisin dhe na nxorrën të gjithë rrobat që kishim brenda. Ishim si zogj lakuriq./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to give you the best experience. Cookie Policy

LANGUAGE