Back

Ishte 7 vjeç kur regjimi komunist i arrestoi babain, ish i persekutuari kujton momentin kur vendosi të arratisej

Beqir Potka ishte vetëm 24 vjeç kur vendosi të largohej nga Shqipëria teksa vendi ndodhej ende nën regjimin komunist. I lindur në një  fshat të Korçës, në një familje të përndjekur politikisht, Potka ishte i bindur se rruga e vetme për të mbijetuar ishte liria.

I ftuar në “Rudina” në Tv Klan, ai kujton këtë moment që shënoi pikën e kthesës në jetën e tij dhe e çoi nga Greqia në SHBA, ku ndodhet prej 35 vjetësh. Potka përshkruan çastin kur arrestimi i të atit ishte shkëndija që i ndezi dëshirën për t’u arratisur.

Rudina Magjistari: Familja juaj kishte dijeni për vendimin që kishit marrë?

Beqir Potka: Asgjë nuk dinte familja se në atë kohë ishe i vetmi ti që mund ta mbaje fjalën me vetveten sepse pas fjalës tënde edhe ti ekzekutoheshe. Kishte raste edhe prindi mund të të raportonte. Vendimi ishte i vetmi, pasi diskutova edhe me një kushëri të parë që ishte persekutuar, flasim gjithmonë nga shteti dhe vendosëm të gjenim një rrugëzgjidhje.

Rudina Magjistari: Edhe ju keni qenë i persekutuar apo jo, më herët në familjen tuaj?

Beqir Potka: Arsyeja që unë u arratisa ishte një ëndërr fëminore kur më arrestuan babain. Pas reformës agrare na morën tokat, të gjithë i kolektivizuan por babai me një dhembshuri nuk donte që të hynte në kooperativë, thoshte “pse të ma marrin tokën mua?” Stërgjyshërit, njëri kishte punuar në Amerikë, i sillte lekët në fshat, blenë toka, sakrifikuan dhe i vinte keq se nuk kishte bindje personale, ishte kundër. Mbaj mend kur më arrestuan babain isha vetëm 7 vjeç dhe ia bënë gjyqin në fshat babat bashkë me vëllezërit dhe kushërinjtë e tij. E marrin në një arë të zezë dhe unë i ndiqja me gurë, i thosha mos ma merrni babanë. Që atë ditë më hipi diçka në tru dhe në shpirt që diçka ndodhi, pse ma arrestuan babanë.

Rudina Magjistari: Mllef?

Beqir Potka: Një mllef brenda në shpirt dhe nuk e harrova kurrë. Pas shoqërimit më vonë pastaj shkoj  e vizitoj dhe në burg, është një histori që daja që më çoi atje, unë i mora çunin, ai ishte ushtar në kufi. Tragjedi ka qenë historia, por na ka ndihmuar Zoti me një tingull të tij që i ndaloi edhe ushtarët mos të na shihnin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to give you the best experience. Cookie Policy

LANGUAGE