Back

Arratisje nga ferri, historia “jetë a vdekje”e Beqir Potkas

Qindra Shqiptarë u përpoqën që të arratiseshin nga regjimi komunist. Shumë nuk ja dolën, e u ekzekutuan si disidentë, të tjerë arritën që të iknin nga ferri që kishin krijuar komunistët.

shte vetëm 23 vjeç, por mendimi se më mirë të vdiste në tentativë për të ikur sesa të rrinte i presekutuar në Shqipëri, bëri që Beqir Potka të arratisej nga regjimi komunist në vitin 1989.

Me 8 shkurt të atij viti, Potka mori rrugën pa kthim ku ose do ja dilte ose do kapej nga ushtria në kufi dhe të ekzekutohej si disident.

Fati ishte me të, ai ia doli.

Ndërtoj jetën e tij në tokën e premtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi u arratis nga ferri që ishte instaluar në Shqipërinë komuniste.

“Gjërat më të vështira që kalova në fëmijërinë time mas persekutimit komunist në Shqipëri vendosa të arratisem. Besoj se ishte një rrugëzgjidhje më e mirë sesa të isha i gjallë. Më mirë i vdekur se nuk e pranoja persekutimin që kalonte brez pas brezi ndaj vendosa të arratisem.”

Vuajtjet, arratisja dhe ndërtimi i jetës dhe biznesit në SHBA të Beqir Potkës janë bërë liëbr nga Eris Rusi.

 “Përcjell mesazhe që arrijnë të rigjallërojnë atë besim që njerëzit duhet të kenë për të besuar tek ëndërrat e tyre.”

Qindra Shqiptarë morën rrugën e arratisjes gjatë sistemit komunist, por vetëm pak ja dolën, pasi shumica u ekzekutuan në tentativën e dëshpëruar për të ikur nga vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to give you the best experience. Cookie Policy

LANGUAGE