Ishte vetëm 23 vjeç kur rrezikoi jetën duke u arratisur nga sistemi i dikurshëm komunist i Shqipërisë.
Historia e Beqir Potkes, të arratisurit të dikurshëm dhe sot, një nga biznesmenët dhe filantropët më të mëdhenj shqiptarë është mishëruar në një libër.
Mr.Potka (mister), siç e thërrasin miqtë e vet tregon se pse mori ate vendim të vështirë që do ndryshonte përfundimisht jetën e tij.
Për shkrimtarin Eris Rusi ky libër tregon historinë reale jo vetëm të një njeriu por e shumë shqiptarëve të tjerë të asaj kohe.
Beqir Potka është një nga atdhetarët i cili kreu amanetin e fundit të Faik Konicës, duke i sjellë eshtrat e tij në tokën mëmë, e për këtë është vlerësuar me një certefikatë mirënjohje nga Universiteti i Korçës.